Socialisti hap zemrën në fushatë dhe deklaron: Ju dua pafund!(VIDEO)

Kanë mbetur më pak se dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve për 25 Prillin ndërkohë fushata politike vazhdon të zhvillohet në të gjithë vendin.

Ish-prefekti i Qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca nuk është përmbajtur por ka “shpërndarë” dashurinë e tij për të gjithë socialistët.

Gjatë një aktiviteti politik në Lezhë, ai ka mbajtur një fjalë të shkurtër para qytetarëve, duke e mbyllur me shumë dashuri.

“Nuk do e lëmë në dorën e tyre gjithë ato punë që janë bërë me dashuri nga qeveria shqiptare. Ndaj duhet të votojmë PS, kryeministrin Edi Rama. Votoni 12! Fitore! Iu dua pafund!,”-tha ai.

 

 

 


Shtuar 15.04.2021 16:26