Gazetari dhe ish-deputeti Mitro Çela ka rrëfyer një histori të ndodhur vite më parë, kur ai shërbente në kabinetin e qeverisë së Fatos Nanos.
Çela tregon për një skandal seksual ku i përfshirë ishte një ministër. Siç rrëfen Mitro Çela, ish-ministri po kryente marrëdhënie në zyrë me një vajzë në orarin e punës.
Kjo çështje ishte raportuar nga zëvendësi i ministri deri tek i pari i qeverisë Fatos Nano, por ky i fundit kishte zgjedhur të heshtë duke thënë se socialistët janë modernë.
Shkrimi i plotë:
Film erotik amerikan, nga ata që ta bëjne mishin koqe – koqe, pa marrë parasysh moshën time 74-veçare. Ja një frazë nga filmi:
-Ne, amerikanët, flemë në darkë dyshe dhe zgjohemi në mëngjes treshe.
Nuk është ndonjë suprizë. Gojët e liga thonë, se demek, zakone të tilla moderne dhe amerikane, kanë hyrë edhe në Tiranë. Unë, nuk besoj të ndodhi kjo “seveda” nën qeverinë Rama.
Ndryshe ishin socialistët në pushtet, në epokën e Nanos.
Më sojllij.
Më modernë në jetë.
Më liberalë.
Nuk më beson, mo i larti këndonjës?
Harrove zotrote, seksgein me ministrin…Nuk po e përmënd emrin. Po imitoj Gaz Bardhin: për një vilë, bëri lëmsh katër deputetë demokratë!
I nderumi ministër, brenda orarit të punës ushtronte edhe zanatin sipas diplomës: dhjatrua. ( Doktor)
Një ditë, fare pa takt, hap derën e zyrës zv. i ministrit.
Mbi tavolinë.
Dy shalë poshtë një fustani të hapur.
Një palë tanga si tre copa spango të përdredhura…
Koburja e ministrit…kobure… e mbushur nga shejtani…
Për të keqin fat, zv. na qëlloi namusqar.
Yrysht përpara!
Trokiti në derën e kryeministrit Nano…
Sovrani nuk mori vesh gjë, sepse kryeministri gjykojë:
-Nuk cënojmë jetën private, na socialitët edhe modernë edhe pushtetarë! Do e çojmë apo jo Shqipërinë në Evropë?! I këndoni apo nuk I këndoni ligjet e Strasburgut për privatësinë?!
Kaq i tha Nano zv. të ministrit…/albeu.com/