Slot: Mrekulli të jesh në finale, vështirë të na befasojë Roma aq shumë sa e kemi parë

Arne Slot, trajneri i Feyenoord, në prag të finales së Conference League kundër Romës, doli para mediave dhe fillimisht foli për rivalin e tij në pankinën, portugezin Jose Mourinho.

“Jose ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm. Përveç Mourinho, mund të përmendësh edhe më shumë trajnerë që kanë vënë firmën e tyre në një ekip dhe e kanë kombinuar atë me trofe. Kjo është jashtëzakonisht e bukur”, tha fillimisht Slot.

“Si trajner, është e mrekullueshme të arrish në finale, por do të jetë edhe më bukur nëse e fitojmë Conference League. Ne kemi parë shumë ndeshje të Romës. Sigurisht, ndonjëherë trajneri bën ndonjë surprizë, por do të habitesha nëse do të hasim diçka që do të na befasojë plotësisht”.

“Djemtë ia dolën vetë. Lojtarët duhet ta shohin këtë si një inkurajim të madh dhe jo domosdoshmërisht si presion. Por nuk duhet ta heqin plotësisht presionin. Për fat të mirë, ata nuk tregojnë ndonjë sjellje të ndryshme nga pjesa tjetër e vitit.

Ne duhet të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë vitit. Ndoshta ata të luajnë me topa të gjatë. Është interesante të shihet se si lojtarët tanë do të reagojnë në këtë finale”, tha trajneri i Feyenoord, Arne Slot./ h.ll/albeu.com

Shtuar 24.05.2022 19:44