Sllovakia do t’i dorëzojë Ukrainës tetë obusë vetëlëvizës

Sllovakia do t’i dorëzojë Ukrainës tetë obuse vetëlëvizës Zuzana 2, ka thënë ministria e mbrojtjes në Bratislavë.

Sllovakia tashmë i ka ofruar Ukrainës materiale ushtarake me vlerë 153 milionë euro.

Howitzeri Zuzana 2, një version i modernizuar i një modeli më të vjetër, përdor predha 155 mm dhe ka një distancë efektive prej 40-50 km në varësi të llojit të municionit.

Marrëveshja është nën një kontratë tregtare të cilën e nënshkroi një prodhues i kontrolluar nga shteti, tha ministria./albeu.com

Shtuar 2.06.2022 11:19