Një episod i veçantë është regjistruar pas ndeshjes mes Klinseni dhe Cluj në Rumani. Cluj triumfoi në transfertë me rezultatin 0-1, por pas ndeshjes, harroi të merrte me vete një prej lojtarëve të ekipit.
Bëhet fjalë për mesfushorin Ovidiu Hoban, i cili pas ndeshjes është filmuar nga kalimtarë të rastit, teksa ndiqte me vrap autobusin e skuadrës, që gjithsesi nuk qëndroi.
Në këtë situatë, lojtari u detyrua të marrë nja makinë që ndodhej aty, për të shkuar në shtëpi. Një episod i veçantë dhe i pabesueshme njëkohësisht, që menjëherë ka nisur të bëjë xhiron në internet.