Skenari i protestës së 7 korrikut? Berisha: Jo të gjitha thuhen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me protestën kundër qeverisë që do të zhvillohet më 7 korrik në orën 19:00.

Berisha u pyet në studion e “Opinion” për skenarët e mundshëm në protestë, por nuk dha detaje duke thënë se “jo gjithçka mund të thuhet”.

Ai theksoi se protesta do të vijojnë dhe do të ketë qendra civile kundër qeverisë.

Berisha: Do vendosi blindat në kryeministri dhe i them të mos merret me blinda, do ia mbathi në ndonjë qytet tjetër.

Fevziu: Është vetëm protesta apo ka dhe një skenarë tjetër?

Berisha: Jo çdo gjë mund të thuhet tani.

Fevziu: Do vijojnë protestat?

Berisha: Absolutisht nëse themi protest do të nënkuptohet në mënyrë të pasikdutueshme një protestë e zgjatur e qëndrueshme. Do të ketë forma të qendresës civile.


Shtuar 30.06.2022 21:49