Një incident ka ndodhur gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme kundër rritjes së çmimeve.
Nënë Liza e cila u bë simbol i 5 Majit është përzënë nga protesta e sotme. Teksa ka qenë duke folur për mediet, ajo është kapur nga krahët nga një zonjë e cila i thotë se nuk janë në shesh për shtëpinë e saj por për rritjen e çmimeve.
“Ç’është kjo, për ça kemi ardhur, për shtëpinë tënde apo për kauzën e tanishme. Prej teje thonë se është protestë politike, a ka mundësi të ikësh? Ik, ik”, tha ajo./albeu.com/