SKEMA/ Si komunikonte Alqi Bllako me Klodian Zoton për inceneratorin e Elbasanit

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish-deputetit Aqi Bllako. Përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrë’, kryer në bashkëpunim, prokuroria e posaccme ka ngritur ndaj Bllakos edhe akuzën e ‘korrupsionit’

Burime për FaxNews  bëjnë me dije se pas sekuestrimit të kompjuterit të ish-deputetit pas marrjes së tij si i pandehur, janë gjendur prova që e implikojnë atë në korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Sipas SPAK, Alqi Bllako ka shkëmbyer e-maile  nga adresa e tij private me administratorin e kompanisë  “Alb tek energy”, Klodian Zoton duke e informuar këtë të fundit mbi  procedurën e dhënies me koncension të Inceneratorit të Elbasanit.

Referuar dosjes ai i përcillte Zotos, e-mailet  e zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit mbi procedurat që duhet të ndiqte për të fituar të drejtën e ndërtimit të Inceneratorit të Elbasanit.

Referuar hetimeve të kryera këto kontakte janë mbajtur në kohën që Bllako ushtronte detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe  prokuroria ka dyshime se ish-deputetit të ketë paracaktuar garën duke shpallur fituese kompaninë që  përfaqësohej nga Klodian Zoto.

Tre ditë më parë Bllako është njohur edhe me akuzën e re që SPAK ka ngritur ndaj tij, për inceneratorin e Elbasanit.

Fax News mëson se deri mbrëmjen e djeshme SPAK nuk ka kërkuar masë tjetër sigurie ndaj ish deputetit, por nuk përjashtohet mundësia që një kërkesa të jetë depozituar mëngjesin e sotëm për një masë të dytë.

Pritet që në vijim SPAK të dalë me deklaratë edhe për inceneratorin e ELbasanit.