Skandali te “Shëndetësia”, gjykata lë në burg Joana Duron dhe Laura Sheton

Gjykata ka lënë në burg Joana Duron dhe Laura Sheton. Sipas SPAK, Joana Duro ka marrë 330 mijë lekë ryshfet nga operatori ekonomik për ta shpallur fitues të tenderit. Në njoftim thuhet se lekët u dhanë nga shtetësja Laura Sheto.

Tenderi për të cilin thotë SPAK-u ka patur një fond limit prej 51 146 571 lekë pa TVSH dhe në garë kanë qenë 11 operatorë ekonomik.

Fitues është shapallur bashkimi i dy kompanive “2Z KONSTRUKSION” shpk me administrator Zani Zoga dhe “I.C.C GROUP” shpk me administrator Eduart Zoi, të cilët kanë ofruar 40 444 769 lekë pa TVSH.

Jane skualifikuar operatoret ekonomike te me poshtem:

1.“DAJTI PARK 2007” shpk , per arsye:
-nuk ploteson piken 3.2 te DST, pasi sigurimi i ofertës nuk është bërë për 180 ditë, sikurse është kërkuar në DT por për 150 ditë.
– nuk plotëson pikën 2.3.6: Operatori ekonomik duhet të disponojë punonjës të specializuar/të kualifikuar.

2.“MARTINI” shpk , per arsye:
– Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga ky operator ekonomik rezulton se në preventivin e QSH Vile Bashtove, sasia tek shuma 10.1 e ka plotësuar 100 copë dhe jo 1 copë, sa është kërkuar në preventiv në DST.
– Gjithashtu në preventivin e QSH Rrushkull sasia e kondicionerëve tek Shuma C1 e ka plotësuar 2 copë ndërkohë që kërkohen 3 copë në preventivin në DST.

3.BOE: “GLAVENICA” shpk & “NGRACAN 1934” shpk , per arsye:
– nuk plotëson pikën 2.3.1. Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme të DST.

4.“STERKAJ” shpk , per arsye:
– nuk plotëson pikën 2.3.6. Operatori ekonomik duhet të disponojë punonjës të specializuar/të kualifikuar.

5.“FRONTIER CONSTRUCTION” shpk , per arsye:
– nuk ka paraqitur oferte ekonomike.
SPAK thotë se në zyrën Sekretares së Përgjithshme ka sekuestruar në cilësinë e proves materiale shumën prej 330 000 lekë (shumë e cila përbën përftimin e parregullt të dhënë nga Laureta Sheto).

Joana Duro dhe Laureta Sheto akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”./albeu.com/


Shtuar 5.06.2023 15:39