Një ditë më parë, SPAK i ka dorëzuar një ditë më parë Gjykatës së Posaçme, kërkesën për verifikim kushtesh për masat ndaj shtatë personave nën hetim për skandalin në spitalin Onkologjik, ku mjekët kishin krijuar një skemë abuzive të transfermit të pacientëve me k*ncer drejt klinikave private.
Kontrabandë ilaçesh, shpërdorim detyre dhe korrupsion. Për këto vepra është regjistruar nga SPAK procedimi penal për spitalin onkologjik.
Sakaq, SPAK kishte 10 ditë afat për të regjistruar ose jo procedimin pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Tiranës.
Hetimet po ndiqen nga prokurori Elvin Gokaj. Kërkesa ka zbritur ditën e mërkurë.
Gjykata do duhet të vendosë mbi këtë kërkesë që SPAK të thellojë hetimet mbi procedimin penal.