Farmacisti Florian Marku, u njoh sot me masën arrest shtëpie në Gjykatën e Tiranës, pas skandalit të Onkologjikut. Në dosje thuhet se mjekët e Onkologjikut, i shisnin ilaçet për trajtimin e të sëmurëve me tomor në farmaci të ndryshme në Tiranë.
Por, farmacisti Marku, mohoi të këtë lidhje, duke thënë se nuk e njeh fare mjekun Edmond Gashi.
Florian Marku: “Nuk kam asnjë lloj komenti”.
A keni pasur bashkëpunim me Edmond Gashin dhe cila ka qenë lidhja?
Florian Marku: “S’kam asnjë lloj lidhje, nuk njoh asnjë nga personat”.
Ku i merrnit ilaçet? Sipas prokurorisë ju kishit rol.
Florian Marku: “Burimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Roli i farmacistit është humanist, që të ndihmojë çdo pacient në kryerjen e detyrës së vet”.
A keni bashkëpunuar me Gashin?
Florian Marku: “Nuk e njoh si doktor”.