Skandali seksual i Safet Gjicit, SPAK merr sërish në pyetje Alma K.

Prokuroria e Posaçme ka thirrur sërish këtë të premte për të marrë në pyetje Alma K, gruan që shfaqet në videon seksuale që fundosi ish-kreun e Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Ajo po hetohet në masë sigurie “arrest shtëpie”, e caktuar që prej 24 qershorit për akuzën e korrupsionit aktiv. Kaçi u arrestua së bashku me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici pas video skandalit intim.

Nderkohe ndaj Safet Gjicit rëndon akuza “Korrupsion pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pasi në videoskandalin e plotë seksual ku shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma K., doli  në pah biseda e tij me të, për një tender për sterilizimin e qenve./albeu.com/