Skandali seksual i Gjicit, Berisha: Nuk më interesojnë temat erotike

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka zgjedhr të mos komentojë videon erotike të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Në konferencën ku u diskutua projektligji i PD-së për minimunin jetik, i pyetur për skandalin e Gjicit Berisha tha se nuk do që të flasë jashtë teme dhe se për këtë mund të flasë më vonë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

“Nuk është faji im nëse për ju janë kaq atraktive temat erotike për ju, por nuk kam ndërmend të komunikoj sot për to, njëherë tjetër po”, tha Berisha.

Video erotike e Safet Gjicit u publikua tre ditë më parë, 16 qershor.

Pas publikimit të skandalit ai dha dorëheqjen  nga posti i kryetarit, ndërsa SPAK ka nisur hetimet ndaj tij./albeu.com/


Shtuar 19.06.2023 13:33