Skandali në klinikën “Zhan Mitrev”, reagon qeveria maqedonase: Nëse konfirmohen parregullsitë, do veprohet sipas ligjit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë pyetjeve të deputetëve në Kuvend tha se Qeveria ka marrë të gjitha masat ndaj skandalit në Klinikën

“Zhan Mitrev”, respektivisht për dokumentarin “Gjaku i Pistë” që u publikua nga IRL.

Të lidhura

None found

Kovaçevski tha se nëse konstatohen parregullsi nga institucionet kompetente, ndaj klinikës do të merren masa komfor ligjit.

“Janë formuar të gjitha komisionet e profesionistëve që do të duhet ta shqyrtojnë rastin në detaje. Të gjitha inspektoratet marrin masa në përputhje me kompetencat e tyre ligjore. Ministri i Shëndetësisë, në përputhje me të gjitha të dhënat që merr, do të duhet të informojë qeverinë. Nëse në bazë të konstatimeve të komisioneve, inspektimeve dhe të dhënave nga institucionet e tjera të përfshira, merren informacione që aludojnë për parregullsi të caktuara, atëherë është normale që ato të përpunohen në përputhje me rregulloret ligjore në vend”, deklaroi Kovaçevski.


Shtuar më 28.07.2022 14:48