Kryetari Karposhit, komunë ku gjendet klinika “Zhan Mitrev”, Stevçe Jakimovski tha se dëshiron që pohimet për skandalin me trajtimin e Covid-19 në këtë klinikë të dalin të pasakta.
“Aty jam mjekuar unë. Aty është mjekuar edhe nëna ime. Gjithmonë kemi marrë mbrojte shëndetësore në nivel të lartë. Kjo që doli në mediume më ka shqetësuar seriozisht. Sikur te gjithë qytetarët edhe te unë ngre dyshimet. Të jem i sinqertë do të isha më i lumtur që kjo mos të është kështu dhe të mos jetë e saktë dhe që ekspertët shëndetësorë të shtetit të vërtetojnë se ajo që është bërë atje nuk është e saktë, në të kundërtën do të mposhtemi të gjithë si njerëz. Edhe autoritetet shëndetësore edhe unë si kryetar komune sepse në kohën time është ndërtuar ky spital”, tha Jakomovski.
Ai kritikoi të parin e Klinikës, dr. Zhan Mitrevin për paqartësi pas publikimit të hulumtimit “Gjaku i Pistë”.
“Jam i tmerruar, por dua të shoh se çfarë do të thonë autoritetet shëndetësore dhe ende nuk kemi parë askund personi i parë në atë klinikë që të dalë në media kështu si unë dhe të thotë është kështu nuk është kështu, cilat janë arsyet për këto filtrimet e famshme dhe aktivitete të tjera”, tha Jakimovski./tv21