Skandali me pagat, Basha: Rama sot duhej të jepte dorëheqjen

Kreu demokrat Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për media në lidhje me rrjedhën e listës të të dhënave personale dhe pagave të mijëra punonjësve shqiptarë.

Basha shprehet se, pas këtij skandali, Rama duhej të jepte dorëheqjen.

“Janë marrë copa-copa apo si një e tërë, është konfirmim i skemës kriminale të krimit elektoral të krijimit të sistemit të ri të shtetit. Kjo është arsyeja pse ka dalë që t’i mbrojë publikisht. Është skandaloze, do ë ishte skandaloze po të kishte ndodhur edhe para 12 vitesh. Është skandaloze sepse vjen pas skandaleve të tjera. E harruar serverin e Tatimeve. Kush përfundoi në burg për këtë? Askush. Rama sot duhet që të jepte dorëheqjen dhe pastaj të kërkonte ndjesë”, tha Basha./albeu.com