Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se kryeministri Edi Rama është i pashpresë me aferën “McGonigal”.
Ai tha në mbledhjen e Grupit parlamentar me këtë skandal janë dëmtuar interesat e shqiptarëve.
“I ngërthyer dhe i pashpresë në “RamaGate”, Edi Rama beson dhe mendon apo ka vendosur që ta kapërcejë këtë skandal duke paralizuar hetimin parlamentar, duke paralizuar të drejtat e deputetëve , të drejtën e fjalës. Ua bëj të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë, se me këtë çështje me këtë skandal janë dëmtuar, interesat e mbarë shqiptarëve. Shqiptarët janë dëshmitarë për mbështetjen që iu dha Ramës pavarësisht nga vjedhja e zgjedhjeve, apo grabitje e shfrenuara të fondeve buxhetit apo pasurive të shqitparëve dhe pas kësaj qëndronte dora e zezë e McGonigal”, tha Berisha. /albeu.com