Ish-princi britanik, Andrew Mountbatten Windsor, është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim detyre.
Ngjarja vjen pasi “Thames Valley Police”, njoftoi se po shqyrton një ankesë lidhur me pretendimet për shpërndarjen e materialeve konfidenciale nga ish-princi te i ndjeri, i dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.
Policia thotë se ai është në paraburgim dhe oficerët po kryejnë kërkime në adresa në Berkshire dhe Norfolk.
“Si pjesë e hetimit, sot (19/2) kemi arrestuar një burrë rreth të gjashtëdhjetave nga Norfolk, nën dyshimin për shpërdorim të detyrës në zyrë, dhe po kryejmë kontrollime në adresa në Berkshire dhe Norfolk. Burri mbetet në paraburgim policor në këtë moment.
Ne nuk do të zbulojmë emrin e të arrestuarit, sipas udhëzimeve kombëtare. Ju lutemi gjithashtu mbani mend që ky rast është aktualisht aktiv, prandaj duhet kujdes me çdo publikim për të shmangur shkeljen e gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë britanike, Thames Valley Police, sipas BBC.
