Skandali “McGonigal”, Berisha thirrje FBI-së: Hetoni dosjen shqiptare, është nga më të shëmtuarat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje FBI-së që të hetojë me detaje dosjen shqiptare në rastin e ish-agjentit McGonigal.

Në konferencën e përjavshme Berisha tha se edhe Komisioni Paralamentar që të hetojë këtë rast do të ngrihet, me apo dëshirën e kryeministrit Edi Rama.

“Gjobëvënësit qarkullonin me lejen e kryeministrit, dhe për ‘SKAP’ asgjë s’ka ndodhur. E vërteta është që historia e gjobave nuk është veprim vetëm i McGonigal dhe Duçka e Neza. Historia e gjobave është më e gjerë. I bëj thirrje FBI të hetojë në çdo detaj dosjen shqiptare, e cila është një nga dosjet më të shëmtuara të botës.

Implikimet e padiskutueshme, terrenin e krijuar në funksion të kësaj gjobëvënieje, sepse në këtë mënyrë do mund të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit. Njëri tregonte distinktivin, tjetri me krenari të madhe, ambasadoren si followers të tij. Uroj që ky problem të hetohet. Ne do kontribuojmë, po përpiqemi. Komisioni Parlamentar hetimor do të krijohet, do s’do Edi Rama”, tha Berisha. /albeu.com


Shtuar 24.02.2023 12:42