Skandali i ish-zyrtarit të FBI, Berisha humor me gratë demokrate: I detyrohemi ish-të dashurës së McGonigal

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish për lidhjet e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, me kryeministrin Edui Rama, gjatë një takimi me gratë demokrate.

Berisha tha se kjo është bërë tema kryesore në SHBA dhe shtoi se Rama përfaqëson një turp të madh kombëtar.

Ai gjithashtu theksoi se zbulimi i këtij skandali ndodhi falë ish-të dashurës së McGonigal, e cila u bë shkak që ish-zyrtari të dilte hapurpër lidhjet e tij të dyshimta.

“Sado të flasësh për këtë, koha është të veprojmë, ta largojmë një minutë e më parë nga qeveria. McGonigal që është çdo ditë krye temë në SHBA. Ky superskandal së pari është një akt i mirëfilltë armiqësor ndaj SHBA-ve. Imagjinoni se çfarë përfaqëson ky, një turp të madh kombëtar. Përfytyroni samitin e NATO-s, si mund të shkojë ky si përfaqësues i yni, çdo shqiptari i mbetet turpi nëse kjo ndodh.

Ky nuk jep dorëheqjen por ne duhet ta largojmë me çdo kusht. Ky ka mendësinë më të ligë të paraardhësve të tij, ky tregon se ndaj kundërshtarit është i aftë të ndërmarrë çdo akt. Do një vend pa opozitë, kjo është një gjëmë për shqiptarët.

I detyrohemi shumë Alisonit, (ish të dashurës së McGonigal). Ajo dha një intervistë për një media shqiptare sepse perceptoi se afera shqiptare ishte ndër aferat më të shpifurat dhe ashtu është. Një kryeministër që paguan”, tha Berisha. /albeu.com

 


Shtuar 6.02.2023 19:48