Gjykata e Sarandës ka ndryshuar masat e sigurisë për dy efektivë të policisë të arrestuar dy ditë më parë për ndërtimin pa leje sa i përket rastit të “Copacabana”, duke i lënë në arrest shtëpie. Dy efektivët janë Kristofor Shkrepa dhe Kastriot Sotka, sipas Report Tv.
Kujtojmë se më herët në arrest shtëpie është lënë edhe punonjësi i policisë Blerim Tafçiu.
Të lidhura
None found
Ndërkohë për pronarin e hotel ‘Oasis’, Alqi Papa, i arrestuar në të njëjtën ditë me efektivët e Policisë, Gjykata e Sarandës ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’, kujtojmë se hoteli i Papës u sekuestrua nga prokuroria në maj.
Kujtojmë se Alqi Papa ra në pranga pas sekuestrimit për shkak të një kati të dyshuar pa leje mbi tarracën e hotelit 6-katësh ‘Oasis’ në rrugën “Butrinti”, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Arrestimi i 3 efektivëve të Policisë dhe pronarit të hotel ‘Oasis’ në datën 26 maj, erdhi pasi Prokuroria e Sarandës kishte lëshuar 12 masa sigurie pas hetimeve për ndërtimet pa leje, pas skandalit me beach-barin Copacabana, i cili qe i ndëruar pa leje dhe u shemb nga IKMT.
Skanadali i beachbarit, solli shkatërrimin e kupolës drejtuese të Komisariatit të Policisë së Sarandës.
