Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, i bëri thirrje kreyministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, pas publikimit të skandalit të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.
Nër të tjera ai tha se kanë nisur dorëheqjet e ministrave të qeverisë së Ramës, për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me McGonigal.
Gjithashtu Berisha foli dhe me erma, duke thënë se Damian Gjiknuri është zëdhënës i hapur i interesave ruse në Shqipëri.
“I them Ramës largohu, jep dorëheqjen me kabinetin tënd të kalbur. Di që ka minsitra të cilët kanë paraqitur dorëheqje, për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me McGonigal, por nëse bëhet fjalë për zëvendës të hapur të interesave ruse në Shqiëri ky është Damian Gjiknuri.
Gjykata rrëzoi tenderin që u dha kompanive ruse në 3 zona për shpim nafte në kundërshtim me ligjin, pra jemi vetëm në fillimin e një tërmeti e do i them Ramës që ky do jetë një cunam popullor, nuk të mbron më askush.
Veliaj kreu një udhëtim të fshehtë, është në tavë, kokë e xhep i implikuar. Shkoi për të dëshmuar apo për ndonjë arsye tjetër atë le ta sqarojë hetimi, por ky pushtet është i kalbur dhe duhet të ikë një ditë e më parë”, tha Berisha.
I pyetur nga gazetarët se për cilët ministra bëhet fjalë, lideri i demokratëve tha se do t’i thotë emrat në një moment të dytë, kur të vijë koha e duhur./albeu.com