Skandali Gjicit “çon” kuksiantë sërish në votime, zbulohet data e zgjedhjeve, çfarë ndodh me Rrogozhinën

Në Rrogozhinë dhe Kukës pritet të mbahen sërish zgjedhje për bashkitë. Kolegji Zgjedhor vendosi pak javë më parë përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës, pas shkeljeve të gjetura në kutitë e votime të 14 majit.

Kujtojmë se në 14 maj u shpall fitues kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla, i cili mori 5129 vota, kundrejt 5108 votave që mori kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Të lidhura

None found

KQZ ka vendosur datën 23 korrik për zhvillimin e procesit zgjedhor në Rrogozhinë, me të njëjtët kandidatë, Edison Memolla dhe Shkëqim Hoxha.

Ndërsa në Kukës shkak për përsëritjen e zgjedhjeve të 14 majit është seks skandali i ish-kryebashkiakut, Safet Gjici.

Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit nuk do të kenë kandidatët e mëpasrhëm, pasi ripërsëritja e tyre nuk ndodh për shkak të parregullsive të vërejtura gjatë procesit zgjedhor të 14 majit, por prej dorëheqjes së Safet Gjicit, prej skandalit intim dhe ku mbetet vakant posti i kryetarit e ku vetë atij nuk i jepet mundësia e rikandidimit.

Kushtetuta e përcakton qartë që ndryshe nga rasti i Rrogozhinës ku datën e vendoste KQZ-ja, në Kukës datën e zgjedhjeve në kushtet e dorëheqjes e përcakton presidenti. Si rrjedhojë, presidenti duhet të nxjerr dekretin e datës së re të zgjedhjeve për bashkinë kukës të detyruar nga Kodi zgjedhor që periudha të jetë në vjeshtë.

Data më e afërt është 15 tetori, por Kodi përcakton që zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen brenda periudhës nga 15 tetori deri në 15 nëntor, ndaj vendimi tashmë është në dorën e presidentit./albeu.com/


Shtuar më 1.07.2023 20:21

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş