Skandali në aeroportin e Athinës, ku ish-ministri i bujqësisë Lefteris Avjenaqis dhe deputeti i Demokracisë së Re Lefteris Avjenaqis, sulmoi fizikisht një punonjës të aeroportit, pasi sipas tij, punonjësi i kompanisë ajrore me të cilën udhëtonte ish-ministri, duhet të mos lejonte avionin e linjës Athinë-Kretë, të nisej edhe pse ishte me më shumë se 10 minuta me vonesë.
Ish-ministri grek i Bujqësisë, Lefteris Avgenakis, ka dhunuar një punonjës të aeroportit të Athinës, pasi ka lejuar avionin të ngrihet në ajër pa të në bord.
Mediat greke, raportuan se deputeti i partisë Demokracia e re Avgenakis, ka shkuar në sportelin e aeroportit dhe ka nsiur të debatojë me tone të ashpra me punonjësin, pasi ky i fundit e ka informuar se nuk mund të hipte në bordin e avionit pasi ishte me vonesë pasi ishte mbytllur Gate.
Avgenakis kishte planifikuar që të udhëtonte drejt kretës, por edhe pse punonjësi i aeroportit e kishte thirrur tre herë emrin e ish-ministrit, ky i fundit nuk ka hipur në avion.
Pas ngjarjes, punonjësi 22-vjeçar ka deklaruar se do të ngrejë padi për dhunë ndaj ish-ministrit, por ky i fundit është përgjigjur se nuk ka asnjë problem pasi e mbron imuniteti.