Deputeti demokrat Dashnor Sula, ka komentuar çështjen e drejtorit të Doganave, Genti Gazheli.
Ai u shpreh se doganat kanë qenë pikë e dobët e shtetit shqiptar.
Komentet ai i bëri në News 24, ku ishte i ftuar dhe teksa diskutohej mbi disa fakte të nxjerra rreth drejtorit të Doganave Genti Gazheli.
Sula: Mendoj që doganat ka qenë një pikë e dobët e shtetit shqiptar bashkë me tatimet. Trafiku i kokainës në portin e Durrësi, që e thonë institucionet ligjzbatuese të Europës, që është kthyer në pikë kryesore e trafikut të kokainë, me 50 kilogram e sipër. Kjo tregon që bashkëpunohet me punonjësit e doganës, antikontrabandë etj.
Në dogana emërime nepotike, zyrtarë të akuzuar në Greqi, raporte kontrabandë dhe nuk ka asnjë lëvizje e reagim normal. Si e shpjegoni gjuhën dhe reagimin e tij?
Sula: Nuk më bën çudi kjo, nuk më bën më çudi asgjë në këtë qeveri. Kjo mund të jetë më e pakta. Të jesh e sigurt që këtu çfarë nuk ndodh. Rasti i inceneratorëve apo persona të vdekur dalin me miliona euro. Nuk di ç’të thuash më. Këtu nuk di më ç’të presësh. Propaganda e kësaj qeverie, paratë vihen vetëm për të shkatërruar e bërë pis opozitën. Nuk kanë më moral për asgjë.
Janë kthyer në bisha, në njerëz që nuk kuptojnë më realitetin, nuk kanë më ndjesi njerëzore, pangopshmëri për pushtet e pasuri. Rama nuk bën dot politikë në mënyrë të qetë pa pasur një armik, por vetëm me fjalë dhune, të cilat nuk janë të hijshme për një kryeministër.
Kush po e mbron Gazhelin?
Sula: As mos prit të gjesh se kush e mbron. Ka një kryeministër, ka një një qeveri, ka një PS. Këta edhe kur i kapin me presh në duar, këta bashkuan bananen me rrush dhe e shitën për beton. Këta janë të lidhur aq shumë me njeri tjetrin saqë nuk ka dreq që i shkatërron./BW