“Skandal! Pse më shtyni?”/ Tensione në protestën e ‘Mundësia’ te mbledhja për Ballukun, Shehaj ‘përplaset’ me sigurinë: Pazar PS-PD

Tensione brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku kreu i Mundësia, Agron Shehaj po proteston pas derës ku mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, për çështjen ‘Balluku’, për të cilën SPAK kërkon arrestimin e saj.

Në praninë e Erald Kaprit, deputet i Mundësia, Shehaj u përplas me punonjësit e sigurisë, ndërsa kërkoi që të hynte brenda në mbledhje. “Skandal, pse më shtyn?”, dëgjohet Shehaj teksa debaton me sigurinë.

Shehaj tha se PS dhe PD po bëjnë pazare brenda në mbledhje.


Shtuar 19.12.2025 10:41