SKANDAL/ Miliona euro tendera, Celibashit nuk i punon sistemi, zgjedhjet në rrezik?

Edhe pse Shqipëria ka investuar më shumë se 23 milionë euro për pajisjet për identifikimin elektronik, në 205 qenra votimi ato nuk funksionojnë normalisht, ndërkohë që për 532 qendra nuk ka asnjë informacion.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi për mediat se identifikimi po vijon normalisht, ndërsa ka kërkcënuar operatorët për mosparaqitje apo për mos marrjen e masave.

Celibashi: Informojmë mbi problematikat e shumta me pajisjet elekronike të identifikimit. Janë 4464 qendra votimi që funksionojnë normalisht me pajisjen e identifikimit elektronik.

205 qendra votimi që sipas informacionit në kohë reale na tregojnë se pajisja s’mund të marrë në kohë reale informacion prej tyre. Janë 532 qendra votimi për të cilat nuk kemi informacion, ose të gjitha këto qendra PEI nuk funksionon, por është një e dhënë që nuk e kemi. Po komunikojmë me këto qendra, për të ditur nëse aty procesi është duke u zhvilluar me PEI apo manualisht.

Janë 532 që presupozet në rastin më të keq se identifikimi nuk po bëhet përmjes pajisjes PEI. Jemi përpjekur të korigjojmë për aq sa ka qenë e mundur për të ndryshuar situatën.


Shtuar 14.05.2023 10:09