Skafi përplasi për vdekje fëmijën 5 vjeç para syve të prindërve, zbardhet dëshmia e drejtuesit

Të tjera detajë vijnë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak minuta më parë në Himarë, ku një fëmijë 5 vjeç u përplas për vdekje nga një skaf para syve të prindërve.

Gomonia me dy motorë të fuqishëm është parë duke kryer manovra të rrezikshme, ndërsa më pas ka goditur edhe fëmijën.

Për shkak të plagëve të rëndë, fëmija ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar. Në dëshminë e tij ai është shprehur se skafi ka pasur një problem teknik./albeu.com