“S’ja ndjen shumë k*** atij o lale…”, dalin përgjimet e dy OPGJ-ve që u korruptuan me një viç dhe 1 milionë lekë

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë për caktimin masave të sigurisë për Safer Shukën OPGJ, detyrim paraqitje, Çelnik Toskën OPGJ, arrest shtëpie, Lulzim Hasa sekser arrest me burg, Lirian dhe Zenel Tragjini detyrim paraqitjeje.

Hetimi i SPAK zbuloi se dy oficerët kanë përfituar 100 mijë lekë të vjetra dhe një bagëti me qëllim lirimin e një kamioni të bllokuar që ishte i ngarkuar me dru.

100 mijë lekë dhe 1 qingj për kamionin me dru, GJKKO çon në shtëpi dy OPGJ-të, liron pronarët, sekseri mbetet në burg

PJESË NGA DOSJA HETIMORE

Më datë 06.11.2022, ora 10:16:59, ka telefonuar numri +35568….. ku ka komunikuar me shtetasin Zenel Taragjini.

Me interes për hetimin është biseda që fillon nga ora 10:21:48 me përmbajtjen si më poshtë:

Folësi A +35568……… Folësi B +35569……

A: E?;

B:He;

A: Tha gjë Endri për mua?;

B: Jo..;

A: Pyete gjë njeri a e nxorre makinën?;

B: Ehë e ja..(nuk kuptohet)..e me kshu thashë.. T’rri të paguaj tani 5 milion lekë..;

A: Dhe gjashtë dhe shtatë se sja ndjen k.. shumë atij o lale, po punon për kët ditë..;

B: Një milion lekë.. një milion leka dhashë..;

A: Ehe;

B: Pesëqind prokurorit, pesëqind kshu.. naj mish kur ta bëj.. therrësh.. po prokurorin ku e tako ku e tako dot ai.

 


Shtuar 27.05.2023 17:09