Situata në PD, zëvendës ambasadori amerikan “zbarkon” në selinë blu (FOTO LAJM)

Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkuar këtë mesditë në selinë blu.

Vizita e diplomatit amerikan në PD vjen ndërkohë që situata e brendshme në partinë më të madhe opozitare në vend është e tensionuar që prej 9 shtatorit, kur kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar liderin historik Sali Berisha, për shkak të vendimit të DASH.

Kujtojmë gjithashtu që kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur Kuvendin Kombëtar të kësaj partie në datën 18 dhjetor, ndërsa ish-kryetari Berisha në 11 dhjetor./albeu.com/