Situata kritike në Gjorm të Vlorës, Peleshi: Prioritet mbetet evakuimi i banorëve

Situata në Gjormë në Vlorë nga zjarret duket se është vertët kritike.

Mësohet se po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjormë në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri.

“Deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat.

Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhërave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim…”- ka deklaruar Peleshi. /albeu.com/

 

 


Shtuar 5.08.2021 16:24