Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot gjatë mesnatës ka reaguar në lidhje me tensionet e krijuara në veri pas tërheqjes së Listës Serbe nga institucionet e vendit.
Në një postim në Twitter, Guerot është shprehur se tani është momenti që të gjithë të përmbahet dhe të veprojnë me qetësi dhe përgjegjësi për të evituar agravimin e situatës.
“Tani është koha që të gjithë të ushtrojnë përmbajtje dhe përgjegjësi”, ka shkruar ambasadori francez.
Guerot ka shpërndarë gjithashtu deklaratën e lëshuar më herët të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell.
Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.