Agjencina Kombëtare të Mbrojtjes Civile nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, bën me dije se situata deri në orët e para të ditës paraqitet relativisht e qetë, krahasuar me ditët që lamë pas.
Nga raportimet e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ditën e sotme të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme.
Në Bashkinë Dibër, ka problematika në rrugët rurale në disa fshatra të njësive Maqellare, Melan, Luzni, Muhurr.
Gjithashtu, po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin njësinë administrative Kala e Dodës me fshatrat Sllovë, Selishtë dhe Arras.
Në Bashkinë Bulqizë: Janë të bllokuara rrugët rurale të njësive administrative Ostren, Trebisht, Klenjë, Gjoricë, Zerqan dhe aksi rrugor Trebisht-pikë kalimi kufitar.
Në Bashkinë Klos: Janë të bllokuar rrugët e fshatrave me qendrat administrative Gurë dhe Xibër.
Në bashkinë Mat, janë të bllokuara 2 fshatra në njësinë administrative Komsi dhe aksi rrugor Vig Macukull.
Në bashkinë Krujë; po vijon puna për hapjen e rrugës që lidh fshatin Shkretë me aksin Cudhi-Qafështamë.
Në Bashkinë Fushë-Arrëz, vazhdon të jetë e bllokuar rruga me njësinë administrative Iballë me fshatrat e saj.
Në Bashkinë Devoll; vijon puna për hapjen e rrugëve lidhëse me fshatrat Miras.
Në Bashkinë Pogradec; po punohet për hapjen e rrugëve të fshatrave Proptisht, Velçan, Trebinjë, Dardhas dhe Çërravë.
Në bashkinë Has; po punohet për hapjen e rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan dhe Xhebexhi.
Vijojnë angazhimin për normalizimin e situatës në Vlorë, prej tashmë tre ditësh Forcat e Armatosura me 7 pompa thithëse dhe 15 mjete të kalueshmërisë së lartë, ekskavatorë, kamionë vetëshkarkues etj.
Sipas parashikimit të motit në ditët në vazhdim, nuk do ketë prezencë të reshjeve të shiut apo të borës në të gjithë vendin. Temperaturat do vijojnë të ulen, ku në veri të vendit do të shkojë në -11 gradë celsius.
Janë në gatishmëri të plotë të gjitha kapacitetet në nivel qendror dhe vendor të sistemit të mbrojtjes civile, për përballimin e çdo situate që mund të shkaktohet nga kushtet e motit.