Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në në 24 orët e kaluara janë bërë 2.410 testime, ndërsa janë regjistruar 292 raste të reja pozitive me Covid-19, prej tyre 45 janë riinfeksione.
Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 303 pacientë të shëruar.
Në periudhën e njëjtë kohore dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa sipas regjistrit ‘Termini Im’ gjatë periudhës kohore 24.02 deri 07.03.2022 janë regjistruar edhe 5 persona të vdekur nga kovidi.
Që nga shfaqja e pandemisë në vendon tonë numri i të diagnostifikuarve me koronavirus ka arritur në 300.398, i të shëruarve në 289.064, të vdekurve në 9.104, kurse aktualisht numri i rasteve aktive rezulton në 2.230.