Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.787 testime, ndërsa janë regjistruar 232 raste të reja me Covid-19.
Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 221 pacientë të shëruar.
Në 24 orët e kaluar janë konfirmuar 3 viktima nga coronavirusi.
Viktimat janë nga Shkupi (59, 65 dhe 95).