Situata e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan. Siç raportohet flakët kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme duke rrezikuar edhe djegien e fshatrave përreth.
Gjithashtu autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe në zonat brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”.
Aktualisht, flakët kanë përfshirë edhe fshatin Harunas, ku hyrja është bërë e pamundur për shkak të bllokimit të rrugës kryesore nga zjarri. Kjo situatë ka izoluar disa zona të tjera malore, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Po ashtu gjashtë persona janë raportuar të plagosur dhe ndodhen në spital, ndërkohë forcat e emergjencës po luftojnë për të izoluar flakët.