Sistemi TIMS/ Paralajmërimi i Salianjit: Mos falsifikoni protokolle dhe procesverbale

Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nga Komisioni Hetimor Parlamentar, ka folur për hakërrimin e sistemit TIMS.

Ai kërkoi që të ngelej fokusi te objekti që ka ky komision, ndërsa kujtoi thirrjen publike për institucionet. Mes të tjerash, ai i bëri thirrje institucioneve që mos të bëjnë falsifikime për këtë çështje.

“Ka një thirrje për institucionet, sidomos për Policinë që të mos falsifikojë proces-verbale apo protokolle apo akte të tjera, që do jenë objekt i këtij Komisioni Hetimor. Unë besoj se një kontribut do ketë edhe nga PS, se dihet se ata e duan shumë reformën në drejtësi”, tha ai.