“Një mrekulli”, Sindi Loci flet për herë të parë pasi bëri lidhjen familjare me bukuroshin kosovar

Mbase nuk arriti ta gjejë dashurinë e jetës në programin televiziv përpara të gjithë shqiptarëve, por padyshim që fati i ka buzëqeshur Sindi Locit pak muaj më vonë.

Sindi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone”,  ku për herë të parë foli për djalin që i ka marr zemrën.

Madje ajo e quajti Princin e saj të kaltër “Një Mrekulli”

A je në një lidhje?

Po, dhe jam shumë e dashuruar.

 Na trego pak më tepër për këtë djalin, si jeni njohur, a ja u dinë prindërit?

Jemi njohur nëpërmjet shoqërisë së përbashkët, në një club. Më ra menjëherë në sy me xhentilesën e tij dhe sytë bojë-qielli. Në fillim nuk ja treguam miqve, u njohëm privatisht, pastaj e bëmë publike.

-Po familja?

Ata e dinë. Unë e kam prezantuar me mamin dhe motrat e mia, ndërsa ai më ka prezantuar me motrën e tij.

Nga është fatlum?

Nga Prishtina.


Shtuar 1.10.2021 23:42