“Sigurimi i Shtetit ka përgjuar Ibrahim Rugovën”, Fevziu tregon detajet e dosjes së ish-Presidentit të Kosovës (VIDEO)

Gazetari Blendi Fevziu, ka publikuar një video që ka të bëjë me dokumentat e arkivës.

Videon Fevziu e publikoi në “Instagram”, ndërsa tregon se ka të bëjë me dokumente të Arkivës së Sigurimit të Shtetit.

Siç shprehet Fevziu, Sigurimi i Shtetit për 20 vite ka përgjuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, edhe pse Rugova kishte bërë vetëm dy vizita në Shqipëri, në atë kohë.

“Sigurimi i Shtetit përgjonte një personalitet kosovar si Ibrahim Rugova, praktikisht edhe pse Ibrahim Rugova ka bërë vetëm dy vizita në Shqipëri deri në atë kohë, në kohën kur ndiqej. Kjo është një nga shembujt tipike si ndiqte. Dosja mban numrin 80.84, dhe është një dosje ndjekje. Ndiqej Ibrahim Rugova”, shprehet Fevziu.

Gjithashtu gazetari videon e publikuar e shoqëron me shkrimin: “E rrallë. Së shpejti në ‘Opinion’. Në Arkivat e Sigurimit të Shtetit gjendet dosja me dokumentet se si për 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist përgjoi Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe në 2 vizitat në Shqipëri”./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)