Si u shkatërrua laboratori i drogës me vlerë 6 milionë euro në veri të Kosovës

Një aksion i Policisë së Kosovës në Izvor të Zveçanit ka rezultuar me gjetjen e një laboratori të drogës, në të cilin ndodheshin rreth 11 mijë fije marihuanë. Paraprakisht në atë zonë ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por nuk pati të lënduar. Në vendngjarje u gjetën gëzhoja plumbash.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se vlera e drogës së konfiskuar rezulton në vlerë 6 milionë euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar Sveçla.

Ministri Sveçla shkruante se policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga ky laborator i drogës, teksa nuk dihet akoma nëse ka ndonjë të arrestuar./express

Shtuar 24.05.2022 08:49