Si ta kuptoni nëse uji i detit ku bëni plazh është i ndotur apo jo

Ne mund të kemi ujëra të mrekullueshëm kristal të pastër në disa prej plazheve tona, por e njëjta gjë nuk është e vërtetë për disa prej tyre. Për të qenë të saktë, ndonëse plazhet tona nuk janë të këqija, secili ka treguesin e vet për sa i përket pastërtisë.

Por si do ta kuptoni këtë?

Sipas studiuesve ka një provë të pagabueshme që ujërat në të cilat notojmë janë 100% të pastra. Pra, disa prej jush mund të urrejnë alga deti dhe t’u japin atyre një lloj ndjenje se deti është i ndotur, por në fakt është pikërisht e kundërta.

Algat janë në thelb mushkëritë e detit dhe kjo florë ndihmon në rigjallërimin e ujit. Sa herë që shihni alga, dijeni se kjo është një shenjë se ujërat janë të pastër ose të paktën shumë më të pastër se zonat pa alga.

Kështu që herën tjetër që mendoni se po laheni në ujë të ndotur, mendoni se algat janë aty për t’ju bindur se sa e dobishme është prania e tyre.

 


Shtuar 17.08.2023 14:08

Tags: ,