Si ta ftohni ujin, pa e futur në frigorifer

Në verë me temperaturat e larta ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave për t’u freskuar. Përveç pijeve joalkoolike, frutave të stinës, smoothies dhe lëngjeve, mënyra më e lehtë dhe më efektive për t’u freskuar është pirja e ujit!

Po sikur uji ynë të jetë jashtë frigoriferit? A ka ndonjë mënyrë për ta bërë atë të freskët? Një truk që ia vlen ta provoni dhe mund ta bëni edhe jashtë shtëpisë, për sa kohë që keni me vete mjetet e duhura…!

Çfarë do t’ju duhet? Një shishe me ujë dhe një leckë të lagur (leckë, bluzë, madje edhe një peshqir). Si do të funksionojë truku?

Thjesht ndiqni hapat e mëposhtëm:

E lagim shumë mirë leckën dhe e kullojmë mirë, në mënyrë që të jetë mjaft e lagur, por të mos pikojë.

Më pas e mbështjellim shishen e ujit me leckë dhe sigurohemi që e gjithë sipërfaqja e shishes të jetë e mbuluar.

E vendosim shishen e mbështjellë në diell! Po, në diell! Ky fenomen quhet termodinamikë. Nxehtësia nga rrezet e diellit do të thithë lagështinë e pëlhurës. Kjo nga ana tjetër do të thithë nxehtësinë e shishes, duke ftohur kështu brendësinë e saj, duke ulur temperaturën e shishes.

Kjo teknikë funksionon po aq mirë për shishet plastike dhe qelq, sa edhe për ambalazhet prej alumini.


Shtuar 4.07.2023 09:34