Si ta bëni dhomën tuaj të gjumit më të qetë dhe relaksuese

Dekori i dhomës së gjumit mund të ketë një ndikim të madh në cilësinë e gjumit tuaj dhe sa relaksues ndiheni në hapësirën tuaj.

Ngjyra është një element i rëndësishëm i dekorimit dhe mund të ndikojë në disponimin tuaj dhe në nivelin e relaksimit që ndjeni. Ndaj nëse dëshironi të krijoni një ambient më relaksues për gjumin dhe pushimin tuaj në përgjithësi, shmangni nuancat e forta dhe preferoni ngjyrat relaksuese si nuancat e buta të blusë dhe koralit por edhe ngjyrat tokësore si bluja e zbehtë dhe roza e zbehtë. Këto ngjyra mund të krijojnë një ndjenjë qetësie dhe relaksi.

Ju mund të eksperimentoni me nuanca të ndryshme të së njëjtës ngjyrë për të krijuar një ndjenjë interesante thellësie në dhomën tuaj të gjumit. Së fundi, shmangni ngjyrat e ndezura në mobilje pasi ato mund të krijojnë një ndjenjë ankthi. Një këshillë tjetër për të arritur më shumë harmoni në dhomën tuaj të gjumit është të lyeni komodinën në të njëjtin ton si muri. Ky trend është shumë popullor për momentin dhe do të krijojë një efekt harmonik.


Shtuar 2.05.2023 18:57