Si sot para 19 vitesh, ju kujtohet pandemia paraardhëse e COVID-19, e para e shekullit 21 (FOTO LAJM)

Shpërthimi i SARS në 2002–2004, i shkaktuar nga koronavirusi i sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes, infektoi mbi 8000 njerëz nga 29 vende dhe territore dhe rezultoi në më shumë se 800 vdekje në mbarë botën. Shpërthimi u identifikua për herë të parë në Foshan, Guangdong, Kinë, në nëntor 2002. Por shpërthimi ndodhi disa muaj më vonë dhe në 23 prill 2003 u njoh zyrtarisht ku filloi mbyllja e vendeve publike në Kinë si shkollat dhe institucionet.

Kishte gjithashtu raporte se zyrtarët mund të kenë inkurajuar mjekët që të mos raportojnë raste të reja kur SARS u përhap në Pekin. Në prill 2003, revista Time mori një letër nga Jiang Yanyong, një mjek në një spital ushtarak në Pekin, duke pretenduar se numri aktual i rasteve të SARS në kryeqytet ishte shumë më i lartë se numri zyrtar. Kjo doli të ishte e vërtetë dhe zyrtarët kinezë publikuan numrat realë atë muaj.

Kur COVID-19 u shfaq për herë të parë në lajme, shkencëtarët filluan të përgatiteshin për një shpërthim të gjerë. Megjithatë, popullata e përgjithshme nuk ishte e shqetësuar. Shumë supozuan se do të ishte si pandemia SARS, duke prekur relativisht pak njerëz dhe, përveç disa qyteteve apo rajoneve, nuk do të prishte jetën e përditshme./albeu.com/