Si paraqitet situata në të gjithë vendin pas reshjeve të shiut; Dhjetëra banesa të përmbytura dhe qindra banorë të evakuuar

Vendi ynë, përgjatë 48 orëve të fundit, ka qenë nën ndikimin e motit të keq, me reshje intensive të shiut, duke shkaktuar përmbytje të mëdha të tokave dhe banesave. Gjithashtu, në Malësi të Madhe u shënuan dy viktima, babë e bir, të cilët ndërsa po udhëtonin me mjetin e tyre, i mori rrjedha e ujit.

Por, si paraqitet situata sot në të gjithë vendin?

Qarku Lezhë

Sot situata është rënduar, ka sipërfaqe të mëdha të mbuluar me ujë, në  fshatrat Mabe, Piraj, Gjadër te NJA Dajç dhe Torovicë e NJA Blldren .

Sipas të dhënave nga strukturat e MC të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë  sasia e reshjeve të rëna  për 2 ditët e fundit ka qenë 212 mm.

Vetëm për 24 orët e fundit nga dje në mëngjes  deri tani ka rënë 82 mm  shi .

Lumi Gjadër dhe Drin janë  mbushur dhe tërheqja e ujit bëhet shume ngadalë  por nuk kane dale nga shtrati .

Kuota e lumit Drin është +1m nga +2 që është kuota kritike.

Lumi Mat ka rritur prurjet por pa krijuar problem.

Sipërfaqe të përmbytura kemi në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht rreth 700ha, ndërsa në njësinë administrative Balldre rreth 500ha.

Në njësinë administrative Dajç bashkia Lezhë, në fshatin Gajdër kemi 15 banesë në ujë dhe ura e Zojsit është e pakalueshme. Në fshatin Zojs kemi 5 banesa në ujë.

Në njësinë administrative Balldre, fshati Kakarriq kemi 3 banesa në ujë.

Qarku Dibër

Situata në Qarkun e Dibrës është e qetë, ka pasur reshje të shumta shiu dhe stuhi gjatë natës. Sipas stacioneve lokale të instaluar në HEC-et e vogla gjatë 24 orëve kanë rënë mbi 190 mm shi. Nuk ka patur probleme në Rrugën e Arbrit.

Gjatë natës ka pasur rënie gurësh në aksin Milot-Burrel në afërsi të tunelit të Shkopetit, ku është bllokuar rruga.

Ndërhyrja e kompanisë mirëmbajtëse Alko Impex ka qenë me vonesë, dhe rruga është bërë e kalueshme në një sens vetëm pas mesnatës. Deri tani nuk raportohen problematika. Emergjencat Civile janë në terren dhe po marrin kontakte me banorët e zonave të thella. Probleme me energjinë elektrike ka pasur në disa zona.

Qarku Vlorë

Situata në Vlorë gjatë mëngjesit të kësaj të hëne relativisht e qetë. Probleme ka me energjinë elektrike në disa zona si Babice, Rradhime, Dukat e Llogara Ku ka patur ndërprerje të shpeshta. Ndërkohe vijon i pezulluar lundrimi detar ndërsa ka patur edhe pemë të rrezuara në pyllin e Sodës por pa krijuar probleme në qarkullim.

Qarku Kukës

I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Ka patur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime tumbinosh nga sbjektet kontraktore është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Rrugët bashkia janë të qarkullueshme, përveç rrugës që lidh fshatin Shipshan me rrugën nacionale bashkia Tropojë si rezultat i rrëshqitjes së dherave .

Në rrugën që lidh lagjen Balshaj të fshatit Tropojë e Vjetër   si rezultat i prurjeve të mëdha të përroit rrezikohet një urë.

Është një urë në fshatin Kepenek dhe një  në fshatin Zogaj të Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë të cilat paraqesin problematika.

Rezervuaret janë në monitorim në të gjithë Qarkun, përveç rezervuarit në fshatin Zherkë Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë i cili ka shembje dige dhe mbushje në ekstrem si rezultat i prurjeve të medha.

Nga bashkia Tropojë janë marrë masat për evakuimin e familjeve të rrezikuara.

Furnizimi me energji elektrike është normal përveç fshatrave Pistë, Mgull, Qam dhe Gëdheshtë bashkia Kukës,  fshati Vranisht Nj.Ad Fajza bashkia Has,  fshatrat Dragobi,  Valbonë Nj.Ad Margegaj , fshati Llugaj Nj.Ad Llugaj, fshati Berishë Nj.Ad Bytyq dhe Nj.Ad Lekbibaj bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Qarku Durrës

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në Durrës. 10 familje ne zonën e ish kënetës janë izoluar nga uji. Ndërkohë parashikohet që nga momenti në moment, të dali nga shtrati lumi Erzen.

Qarku Shkodër

Nga bilaci i ditës së sotme, në Shkodër, siperfaqe totale e përmbytur 1855Ha. Janë 30 familje të evakuara, gjithsej 130 persona. Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 persona), ndërsa pjesa tjetër tek të afërmit . Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 482 banesa./albeu.com


Shtuar 21.11.2022 09:17