Policia amerikane është vënë në kërkim të një të burgosuri të arratisur, i akuzuar për vrasje. Ky i fundit është zhdukur bashkë me një nga gardianet e burgut. Sipas raportimeve, i burgosuri Casey White dhe oficerja Vicki White u panë për herë të fundit të premten në mëngjes në zyrën e Sherifit të Qarkut Lauderdale në Alabama.
White kishe thënë se po e çonte të burgosurin për t’iu nënshtruar një vlerësimi mendor, por më vonë zyrtarët e burgut kuptuan se për të burgosurin në fjalë nuk ishte planifikuar asnjë lloj vlerësimi.
Autoritetet po hetojnë nëse White, që s’ka lidhje fisnore me Casey-n edhe pse ndajnë një mbiemër, e ka ndihmuar të burgosurin të arratisej, apo është marrë peng nga ai. Autoritetet thonë se Casey White duhet të konsiderohet “i armatosur dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm”, pjesërisht sepse ai tani mund të ketë marrë armën e oficeres.
Duke folur në një konferencë për shtyp të premten, sherifi i kontesë Lauderdale, Rick Singleton tha se White u largua nga qendra e paraburgimit me të burgosurin rreth orës 09:30 sipas orës lokale pasi u tha kolegëve se do ta linte t’i nënshtrohej një vlerësimi të shëndetit.