Si ndryshoi jeta e “lojtarit 001” pas pjesëmarrjes në serialin Squid Game

Askush nuk e priste suksesin e serialit korean të Netflix, Squid Game, në vetëm 24 orë, madje as protagonistët e tij.

Një nga personazhet e preferuar të serialit, 77-vjeçari Yeong-soo ose “lojtari 001” pranon se pasi mori pjesë në Squid Game, jeta e tij ndryshoi plotësisht.

Ai është shprehur: “Ndihem sikur po fluturoj në qiell. Shumë herë mendoj se duhet të qetësohem pak, për ta mbajtur veten me këmbë në tokë”.

Ndërsa sa i takon famës ai thotë se e ka të vështirë ta menaxhojë dhe ajo që e ndihmon është vajza e tij.

“Shumë njerëz më kontaktojnë personalisht, sepse nuk kam një menaxher si të tjerët dhe çdo ditë më kërkojnë të flas në telefon ose me video. Sigurisht që është pak e vështirë për mua, janë kaq shumë dhe mezi i dëgjoj thirrjet. Por, vajza ime po më ndihmon me këtë pjesë”, ka thënë ai.

Më tej, 77-vjeçari u shpreh se në fillim i pëlqente fama, por më vonë e kuptoi se ishte më e vështirë nga ç’e priste.

“Gjërat kanë ndryshuar. Nëse shkoj për kafe apo për të ngrënë ushqim, duhbet të tregohem i kujdesshëm sesi duket dhe se çfarë them”.

Në fund, ai shpjegoi se ky sukses erdhi për të në një moshë shumë të vjetër, kështu që ai nuk ka pritshmëri dhe thjesht shijon këtë “shpërthim lavdie”.

“Kur je më i ri, shkon në mal, sheh një lule dhe nëse të pëlqen do ta këpusësh. Por me kalimin e viteve, ju kuptoni se gjëja e duhur për të bërë është ta lini atë atje dhe ta shihni ndërsa rritet. E njëjta gjë vlen edhe për jetën. Ju duhet t’i lini gjërat të rrjedhin vetë”, tha Jeong-soo dhe e mbylli intervistën./albeu.com

 


Shtuar 21.10.2021 16:35