Kafeja është bërë e pazëvendësushme në jetën e secilit. Në momentin që studimet tregojnë anët pozitive të kafesë, na motivon që të mos i ndahemi filxhanit të kafesë, sidomos të mëngjesit. Gjatë një studimi, të publikuar tek revista “Scientific Reports”, u monitorua një receptor në tru që fillon të dobësohet me kalimin e moshës dhe me rritjen e niveleve të stresit. Me kalimin e kohës, në trurin tonë fillon të rritet numri i hormoneve të stresit. Ky proces ka një efekt të dëmshëm në memorien tonë. Hulumtuesit shkencorë nga instituti kërkimor francez “Inserm” e nxitën këtë proces të plakjes tek minjtë.
Ata më pas u dhanë atyre kafeinë, që bllokon dhe mbron receptorin e lidhur me moshën dhe stresin. Në fund të studimit u vu re një stabilizim i gjendjes mendore të minjve. Ky eksperiment mund të përdoret për studime të tjera në lidhje me shëndetin mendor.
Një tjetër studim i publikuar nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit tregoi se konsumimi i kafes ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri në tru.
Gjatë studimit u analizuan të dhënat e më shumë se 100 mijë njerëzve nga Qendra Japoneze e Shëndetit publik, përgjatë viteve 1990-2012. Hulumtuesit shkencorë nxorën të dhëna në lidhje me konsumimin e kafes dhe çajit jeshil, dhe i krahasuan ato me simptomat e zhvillimit të tumorit në tru. Midis çajit jeshil dhe tumorit në tru nuk u vu re asnjë lidhje. Ndërsa kafja kishte ul rrezikun e zhvillimit të tumorit në tru te popullsia japoneze.