Si mos më keq, mbyllet sezoni për Kumbullën  

Roma në telashe, Marash Kumbulla ka mbyllur sezonin. Mbrojtësi shqiptar këtë pasdite iu nënshtrua testeve të cilat zbuluan një dëmtim në kofshë. 3 muaj ndalesë për shqiptarin duke përfunduar kështu sezonin.

Ai u dëmtua në ndeshjen ndaj Andorras ku Kombëtarja jonë fitoi 0-1, shkruan Albeu.com.

“Kjo ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes, unë ndjeva diçka, por isha i nxehtë dhe arrita ta përfundoj ndeshjen. Pastaj në dhomën e zhveshjes e kuptova që kisha dhimbje, deklaroi ai gjatë mbërritjes së tij në Fiumicino.

Lojtari tani nuk do t’i nënshtrohet operacionit por do t’i nënshtrohet terapisë konservatore. /albeu.com/

Shtuar 29.03.2021 04:03