Seanca plenare e 30 Tetorit, ishte mjaft e tensinuar, ku ndryshe nga herët e tjera, pati dhe përplasje fizike mes deputetëve.
Gjithçka nisi gjatë kohës që deputeti socialist Vllnet Sinaj po fliste nga vendit, dhe në këtë moment kolegu i tij demokrat Bledion Nallbati tenton ta ndërpresë.
Në momentin që Nallbati afrohet t’i fikë mikrofonin Sinaj e shtyn, por i menjëhershëm ishte reagimi i deputetit demokrat i cili tenton ta godasë me grusht.
Kjo solli edhe ndërprerjen e seancës.
Por sherri mes dy deputetëve nuk ëhstë mbyllur në sallë, ka vijuar edhe jashtë Kuvendit.
Gjatë kohës që Nallbati po dilte nga Kuvendi, Sinaj dëgjohet tek i drejtohet duke i thenë: “Si merr guximin”.
Ndërsa Nallbati i përgjigjet se ishte vetë socialisti Sinaj që ngriti dorë.
“Unë mora kartën, ti ngrite dorë”, dëgjohet të thotë Nallbati.
Të pranishëm janë edhe disa deputetë të tjerë, socialistë e demokratë që ndërhyjnë për të qetësuar situatën dhe largojnë deputetët nga hyrja e Kuvendit.